Iu gjet droga në kavanoza, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari

Iu gjet droga në kavanoza, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Y.M., i cili ngarkohet për shitblerje të narkotikëve.

Në njoftim thuhet se i akuzuari gjendet nën masën e paraburgimit nga 16 prilli 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktakuzës, më 16 prill 2025, rreth orës 22:00 në Suharekë, i pandehuri pa autorizim shpërndan dhe shet substanca psikotrope të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 1 kg e 143 gram, ku pas kontrollit në veturën e tij “Opel Astra”, nën karrigen e vozitësit i është gjetur një shishe qelqi me substancë narkotike e llojit “marihuanë” me peshë 0.61 gram dhe një (1) mulli – grinder.

“Ndërsa, pas bastisjes së zhvilluar në shtëpinë e tij në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, tek i njëjti janë gjetur: Një (1) shishe plastike ngjyrë e gjelbër e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 2.34 gram, Një (1) qese e tejdukshme e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 126.26 gram, Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 27.21gram, Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.34 gram, Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 228.29 gram, Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 255.63 gram, Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.30 gram, Dy (2) qese plastike të mbushura me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 72.72 gram- si dhe qese të shumta plastike për paketim të mariuhanës, një qese e madhe plastike e tejdukshme me mbetje të substancë narkotike të llojit mariuhanë dhe kokainë, Një (1) mulli- grinder për bluarje si dhe një (1) peshore digjitale”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Periskopi/

Shpërndaje në: