E jashtëzakonshme, Myrto Uzuni shënon gjashtë gola kundër Hatvanit

E jashtëzakonshme, Myrto Uzuni shënon gjashtë gola kundër Hatvanit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Myrto Uzuni ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme për skuadrën e tij Ferencvaros.

Ferencvaros bëri mjaft mirë në sfidën e vlefshme për Kupën e Hungarisë ndaj Hatvanit, falë sulmuesit shqiptar.

Uzuni ka realizuar hiq më pak se gjashtë gola brenda 90 minutave të kësaj ndeshje të cilën Ferencvarosi e fitoi me rezultat të thëllë 9-0.

Uzuni golat e tij i shënoi në minutat 34,40,50,59,76 nga penalltia dhe 82.

Shpërndaje në: