A e ka parë bashkëshorti i Adelinës këtë foto?
Adelina Ismaili, e mbajtur si ‘diva’ e estradës shqiptare, u quajt e tillë për shumë arsye, vlera e tipare që vështirë të gjeje tek koleget e saja aso kohe, shkruan Kosovarja.
Përveç thyerjes së shumë tabuve, duke u shfaqur si mjaft e guximshme në rolin e femrës atraktive shqiptare përmes artit që shfaqte në skenë, Adelina u dallua përherë si përkrahëse mjaft e madhe e artistëve të ri.
Ndër të cilët, del të jetë edhe reperi i njohur Ledri Vula, karriera e të cilit vetëm sa po ngjet majat e suksesit.
E Adelina, nuk hezitoi t’a shprehte simpatinë ndaj reperit edhe kur ngjiteshin së bashku në skenat e koncerteve ku ftoheshin për të performuar, meqë ishin dy ndër më të kërkuarit.
Fotoja që ju sjellim, tregon haptazi këtë simpati mes dyshes, aq sa e dëshmoi puthja që Adelina i dhuroi Ledrit me aq dashuri, natyrisht në raport kolegial e miqësor.
Fotoja që ju sjellim, tregon haptazi këtë simpati mes dyshes, aq sa e dëshmoi puthja që Adelina i dhuroi Ledrit me aq dashuri, natyrisht në raport kolegial e miqësor.




