E konfirmon Klopp: Top futbollisti mungon kundër Man Cityt
Liverpool luan këtë të dielë ndaj Manchester Cityt në Premier Ligë, transmeton Insporti.
Jurgen Klopp ka njoftuar publikun se ish mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara do të mungojë në sfidën ndaj Manchester Cityt në “Etihad”, për shkak të një lëndimi.
Thiago ishte lënduar në sfidën ndaj Evertonit, ku një ndërhyrje e Richarlison kishte dëmtuar gjurin e spanjollit.
Ai është lënë jashtë listës së Luis Enriques për ndeshjet e nëntorit të cilat Spanja i zhvillon ndaj Holandës, Zvicrës dhe Gjermanisë.



