E konfirmon Neymari: Do të kthehem te ish-klubi!

E konfirmon Neymari: Do të kthehem te ish-klubi!

Neymar dhe Santos është një dashuri e pandashme dhe e pashterueshme dhe një ditë, do të bëhen sërish bashkë.

Sulmuesi brazilian i PSG, i transferuar në Europë në vitin 2013, mendon që tani për ato që do të jenë vitet e fundit të karrierës së tij dhe për një rikthim në shtëpi, sikurse deklaroi për “Fox Sports”.

Ai ka thënë se një ditë, kur të jetë fundi i karrierës së tij në Evropë, do të kthehet në Brazil te Santosi, aty ku u zhvilluar si lojtar dhe mahniti botën me magjitë e tij.

“E dashuroj shumë Santosin. Është diçka gjigante dhe e pashpjegueshme. Kur të rikthehem në Brazil, jam i sigurt se do ta bëj për të luajtur sërish me Santos”, deklaroi Neymar.

Neymar është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, kur u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro.

Raportohet se 27-vjeçari dëshiron të kthehet në Spanjë, nëse jo te Barça, ekziston mundësia që ta veshë fanellën e Real Madridit.

Shpërndaje në: