E konfirmon Rexha: Do të ankohem në FFK për Feronikelin

E konfirmon Rexha: Do të ankohem në FFK për Feronikelin

Sulmuesi i njohur, Kastriot Rexha, në pjesën e parë të kampionatit ka luajtur për skuadrën e Feronikelit.

Por ai në janar është larguar nga ky klub për shkak se nuk bënte pjesë në projektin e klubit nga Drenasi.

Megjithatë, sulmuesi në fjalë ka vendosur që ta padisë ish-klubin në Federatën e Futbollit të Kosovës me arsyen se ende nuk i ka kryer të gjitha obligimet financiare.

Pavarësisht insistimit të gazetës, Rexha nuk deshi të bëjë publike shumën e saktë që i detyrohet Feronikeli.

“Besoj se brenda dy ditësh do ta dërgoj lëndën në FFK. Kjo nuk ishte dëshira ime, jam mundur që të kontaktoj me presidentin e klubit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur”, ka deklaruar Rexha për “Epokën e re”.

Ndryshe, Rexha tani është pjesë e Dritës dhe kërkon titullin kampion me këtë skuadër.

Shpërndaje në: