E konfirmon UEFA: Një minutë heshtje në ndeshjet e CL sonte për ta nderuar Maradonën
Vdekja e Diego Maradonës e ka lënë futbollin evropian dhe botëror në zi.
Ai ka vdekur të mërkurën mbrëma në moshën 60-vjecare në shtëpinë e tij, pas një sulmi në zemër që erdhi si pasojë e një operimi në kokë disa ditë më parë.
E në shenjë mirënjohje dhe tributi për të, UEFA ka konfirmuar një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e Champions Leagues, që është sigurisht më e pakta që mund të bëhet në këto momente. /Periskopi.com/
?? UEFA confirm there will be a minute’s silence at all #UCL games tonight to remember Diego Maradona. pic.twitter.com/9poVw9lIib
— SPORF (@Sporf) November 25, 2020



