E kryer, Lazio dhe Mallorca arrijnë marrëveshje për Vedat Muriqin

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi do të luajë në La Liga pjesën e mbetur të sezonit 2021/22.

Lajmin e ka konfirmuar AS, që raporton se Mallorca ka arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

AS raporton se Muriqi do të arrijë nesër (të enjten) në Majorka për të nënshkruar me klubin spanjoll.

Sipas AS, Mallorca do ta marrë atë në formë huazimi deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes.