E kryer: Xhaka transferohet tek Sunderlandi për 20 milionë euro
Tashmë gjithçka ka përfunduar, Granit Xhaka do të transferohet tek skuadra angleze, Sunderland.Futbollisti shqiptar do të largohet nga Leverkuseni, për t’u rikthyer në Premierligë, por tani tek skuadra e Sunderlandit, transmeton Periskopi.
Eksperti i merkatos ndërkombëtare, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja midis klubeve dhe lojtarit është arritur, me Sunderland që do të paguajë 20 milionë euro për shërbimet e Xhakës.Mesfushori do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, deri në vitin 2027.



