E mrekullueshme: Arelena Shala zgjedhet rreshter majore në institucionin më elitar ushtarak në ShBA

E mrekullueshme: Arelena Shala zgjedhet rreshter majore në institucionin më elitar ushtarak në ShBA

Kosova po vazhdon të përfaqësohet denjësisht jashtë kufinjëve të saj nga të rinjtë e të rejat.

Kësaj radhe, Arelena Shala ka bërë krenar të gjithë bashkëkombësit e saj e këtë lajm të gëzueshëm nuk ka hezituar ta publikoj, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku teksa tregon se mënyra e pranimit në akademinë ushtarake West Point, thotë se i janë mbushur sytë me lot nga gëzimi kur ka marrë lajmin se Arelena është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point.

Postimi i plotë;

Akademia ushtarake Ëest Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin.

Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës.

Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake.

E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë Ëest Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!

Shpërndaje në: