E pabesueshme, mediat angleze sulmojnë Anglinë edhe pse fituan 4-0

E pabesueshme, mediat angleze sulmojnë Anglinë edhe pse fituan 4-0

Anglia arriti një fitore të lehtë kundër Kosovës në “Fadil Vokrri” të Prishtinës me rezultat të thellë 4-0.

Por, kjo nuk i ka kënaqur mediat prestigjioze angleze të cilat e kanë kritikuar kombëtaren e tyre për paraqitje të zbehtë ndaj kombëtares së Kosovës, shkruan Periskopi.

The Guardian kritikoi trajnerin Southgate-in se nuk kishte arritur ta balanconte mesfushën dhe se ekipi vuante grindjen që kishin pasur Raheem Sterling me Joe Gomezin.

Kjo gazetë e ka quajtur të papranueshme edhe qasjen e Anglisë në lojë.

Ndërkohë që as BBC nuk ka qenë më e butë në vlerësimin e saj, duke treguar për mangësitë e Anglisë gjatë kësaj ndeshjeje.

Sipas BBC-së lojtari më i mirë anglez ishte Harry ëinks, ndërsa u kritikua ekipi sepse tre golat e tjerë që e vulosën fitoren i shënoi tepër vonë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: