E pabesueshme: Qyteti në Angli mbulohet nga mbeturinat (Foto)

E pabesueshme: Qyteti në Angli mbulohet nga mbeturinat (Foto)

Kontenjerët e mbeturinave janë stërmbushur dhe bërlloku është shpërndarë gjithandej në rrugët e qytetit anglez, Birmingham, pasi punëtorët e pastrimit kanë hyrë në grevë. Në këtë mënyrë, ata nuk i kanë marrë mbeturinat qe shtatë javë.

Rreth 30 punëtor të kompanisë së pastrimit i janë bashkuar grevës së disa punëtorëve tjerë, të cilët kanë refuzuar ta kryejnë punën për shkak të një mospajtimi për pagesa. Në fotografitë e bëra në qytet shihen kontenjerët e mbushur me mbeturina në zonën e banuar. Banorët thonë se punëtorët e pastrimit nuk i kanë marrë mbeturinat për shtatë javë me radhë.

Punëtorët e pakënaqur po kërkojnë trajtim të barabartë me punëtorët tjerë të së njëjtës kompani që punojnë në vende tjera. Bisedimet e deritashme mes unionit të punëtorëve dhe këshillit të qytetit kanë dështuar, prandaj punëtorët vendosën të ndërmarrin masa konkrete për ta shprehur pakënaqësinë, shkruan “Daily Mail”,

Shpërndaje në: