E papritur: Kryetari i VV-së Kurti merr në parti këshilltaren e ish kryeministrit Kurti

E papritur: Kryetari i VV-së Kurti merr në parti këshilltaren e ish kryeministrit Kurti

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka prezantuar edhe anëtaren e re të subjektit të tij politik.

Bëhet fjalë për Shenaj Shalën, një ish kritike të partisë së tij, që kishte shërbyer edhe si këshilltare në kabinetin qeveritar Kurti.

Nëse Shala mund të konsiderohet anëtare e re e partisë së Kurtit, duke qenë se veçse ka punuar për Kurtin, është e vështirë të thuhet, përcjell Periskopi

Lideri Kurti ka paraqitur edhe biografinë e znj.Shala.

Kurti është kritikuar nga Partia Social-demokrate dhe një pjesë analistësh se po merret me riciklim të figurave politike. /Periskopi 

Statusi i plotë:

E lindur në Prishtinë në vitin 1979, Shenaj Shala është eksperte e protokollit ndërkombëtar, konsulente e mirësjelljes, dhe trajnere e shkathtësive të buta. Gjatë qeverisjes, Shenajin e emërova Shefe të Protokollit dhe Këshilltare të Jashtme Politike. Studimet e nivelit master Shenaj i ka përfunduar në vitin 2014 në Bruksel në “The International School for Protocol and Diplomacy” (ISPD), ndërsa në vitin 2020 u emërua ligjëruese për imazh dhe konsulencë politike në po të njëjtin institut. Mes viteve 1999-2013, Shenaji punoi për Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Afrikën Lindore si Asistente Personale e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ndërsa në vitet 2013-2015 ishte koordinatore e qendrës së trajnimeve në Shell Oil & Petroleum për Lindjen e Mesme. Shenaj Shala nga sot është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe bashkë me të e shumë të tjerë, përfaqësimi ynë në institucionet e shtetit do të jetë i drejtë e i mirë.

Shpërndaje në: