E papritur: Shorti i Ligës së Kampionëve do të bëhet me kompjuter

E papritur: Shorti i Ligës së Kampionëve do të bëhet me kompjuter

Champions League do të ketë një format të ri nga sezoni i ardhshëm (Europa League dhe Conference League gjithashtu).

Faza tradicionale e grupeve do të përfundojë dhe do të ketë një ligë të vetme me 36 ekipe dhe tetë raunde (katër ndeshje në shtëpi dhe katër jashtë).

Megjithatë, ndryshimet e reja janë ende në horizont…

Giorgio Marchetti, zëvendëssekretari i përgjithshëm dhe drejtor i futbollit në UEFA, zbuloi në një sesion informues me disa media se një kompjuter do të përcaktojë kundërshtarët me të cilët do të përballet çdo skuadër.

Softueri është duke u zhvilluar nga një kompani angleze dhe, pasi të përfundojë, do t’i nënshtrohet një auditimi nga Ernst & Young.

Sipas UEFA-s, një short manual – me topa – do të merrte nga tre deri në katër orë për të përfunduar – do të nevojiteshin më shumë se 900 topa. Në këtë mënyrë, dhe duke përdorur një kompjuter, shorti do të zgjasë rreth 35 minuta.

Trajneri i Portos për Artetan: Më shau familjen në spanjisht gjatë ndeshjes!

Shpërndaje në: