E tmerrshme: Fëmijët refugjatë sirianë detyrohen të punojnë për 2 £ në ditë
Fëmijët të cilët kanë ikur nga lufta në Siri, janë të detyruar të punojnë 13 orë në ditë për të fituar më pak se 2 funte në shtetet në të cilat janë strehuar.
Miliona fëmijë refugjatë të Sirisë janë në shtetet fqinje siç janë Jordani dhe Libani, janë të detyruar të rraskapiten me rreth 13 orë punë në mënyrë që të kenë para për t’i ushqyer familjet e tyre, shkruan Metro.co.uk, transmeton Periskopi.
Sipas kombeve të bashkuara statistikat janë se rreth 5 milion i Sirianëve gjenden në shtetet fqinje për rreth, që nga koha kur ka filluar lufta gjashtë vite më herët. Turqia ka më së shumti refugjatë më pas Jordani dhe Libani, por në këto shtete fëmijët janë të detyruar të lënë shkollat e tyre komplet dhe të punojnë për të siguruar ushqim për familjen e tyre.
Në Jordan janë të regjistruar rreth 660.000 refugjatë sirianë në mesin e të cilëve janë së paku 330.000 fëmijë nën moshën 18 vjeçare. Në mesin e tyre janë 103.000 fëmijë nën moshën 5 vjeçare./Periskopi/



