E turpshme: Biznesmeni në Fier godet me shqelma dhe grushta gruan përpara spitalit

E turpshme: Biznesmeni në Fier godet me shqelma dhe grushta gruan përpara spitalit

Një ngjarje aspak e hijëshme raportohet të ketë ndodhur në Spitalin e Fierit.

Një burrë ka goditur me shkelma dhe grushte një qytetare pas një debati verbal.

Në pamjet e publikuara shfaqet edhe një grua tjetër që përpiqet të qetësojë situatën pas dhunës.

Sipas mediave në Shqipëri, policia shkoi në shtëpinë e të dyshuarit për ta arrestuar pas videos, por nuk e gjetën.

Pas ngjarjes, Fatmir Osmani është shpallur në kërkim nga policia. Osmani njihet si biznesmen me disa aktivitete në qytetin e Fierit.

Shpërndaje në: