Eddie Hearn zbulon detaje nga negociatat për meçin Joshua – Fury

Eddie Hearn zbulon detaje nga negociatat për meçin Joshua – Fury

Eddie Hearn e ka pranuar se marrëveshjet biznesore të  Anthony Joshua kanë penguar negociatat me Tyson Fury.

AJ ishte në bisedime për të aranzhuar një meç ndaj Tyson Fury për datën 3 dhjetor, por promotori i tij, Hearn, ka bërë të ditur se marrëveshjet e sponsorizimit të Joshua ndikuan në negociatat.

Plani ishte që dyshja të përballeshin në Cardiff, më 3 dhjetor, por një duel mes tyre me shumë gjasë s’do të ndodh.

“Nuk është më aq e thjeshtë sa vetëm të ndahen fitimet. AJ mund ta gjente veten duke shkelur kontrata me marrëveshjet e tij biznesore”, ka thënë Hearn, transmeton lajmi.net.

Klauzola specifike në marrëveshjet e shumta të sponsorizimit të Joshuas që ndikuan në negociatat e tij me Fury, është akoma e paqartë.

AJ sponsorizohet nga brende si ‘Jaguar’, ‘Lynx’, ‘JD Sports’.

Skuadra e Anthony Joshua nuk është më pala e parë që prinë në negociata, sidomos jo ndaj Fury, i cili është kampion në fuqi i WBC.

AJ në anën tjetër ka humbur të gjithë titujt e tij dhe ka regjistruar tashmë tri humbje në pesë meçet e fundit.

Shpërndaje në: