Edhe 25 vjeçarja Milena është zëvendësministre (Foto)

Edhe 25 vjeçarja Milena është zëvendësministre (Foto)

Në 21 ministritë e Kosovës janë të emëruar 70 zv/ministra. Në këtë numër hynë vetëm 5 gra.

Një grua e re në moshë ka zënë vend në qeverinë e stërmbushur me burra të Ramush Haradinaj.

25 vjeçaren Milena Zdravkoviç mund të mos e njihni, por ajo është zv. ministre në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor –MMPH, ministri kjo që udhëhiqet nga një grua, shkruan lajmi.net.

Zdravkoviç, ka studiuar për arkitekturë në Universitetin e Mitrovicës, ku ka kryer studimet para dy viteve.

Është pjesëtare e partisë Samostalna Liberalna Stranka –SLS dhe vjen nga Llapnasella e Graqanices.

 

Shpërndaje në: