Edhe Abdixhiku, Peci e Kusari-Lila arrijnë në takim te Presidentja
Tashmë në Presidencë ka arritur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i Guxo, Faton peci dhe i Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
Pak kohë më parë në sallën ku do të mbahet takimi ka shkuar edhe kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza.
Ky takim i thirrur nga e para e shtetit u bë pasi që në seancën e 19 nëntorit, Glauk Konjufca si mandatar i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme, dhe kësisoj të formojë Qeverinë e Kosovës.EO//Periskopi/



