Edhe ambasadori britanik thotë se Kuvendi nuk është konstituuar: Të bëhet në përputhje me Kushtetutën

Edhe ambasadori britanik thotë se Kuvendi nuk është konstituuar: Të bëhet në përputhje me Kushtetutën

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë detaje për takimin që zhvilloi sot me presidenten Osmani.

Ambasadori njofton se me Osmanin biseduan për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve dhe diskutuan nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm “për formimin e Kuvendit në përputhje me kushtetutën e Kosovës”.

“Gjithashtu ramë dakord për shpresat tona për zgjedhjet lokale që përfaqësojnë zërat dhe shpresat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj demokracisë shumëetnike”, shkruan ambasadori./Periskopi/

Shpërndaje në: