Edhe Beckenbauer hajn?

Edhe Beckenbauer hajn?

Duket se legjendat e Bayernit nuk i kanë punët mirë me ligjin. Pas Hoeness-it, i cili veç u dënua, tashmë nën hetim është edhe Franz Beckenbauer.

 

Këtë e kanë konfirmuar autoritetet e drejtësisë zvicrrane ndërsa hetimet kanë të bëjnë me fitoren e Gjermanisë për të organizuar Botërorin e vitit 2006. Ky hetim, duket se është i lidhur me hetimet që po i bëhen shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.

 

Beckenbauer i ka mohuar akuzat për korrupsion. Ai kishte pranuar se janë bërë gabime në numërimin e votave por nuk ka pranuar se ka blerë vota.

 

Bota e futbollit, dita ditës, po tronditet nga përplot dallavere të llojit të ndryshëm – të cilat më shumë ngritin pikëpyetje të reja sesa që japin përgjigjje.

Shpërndaje në: