Edhe Bislim Zyrapi i ftuar në Gjykatën Speciale

Edhe Bislim Zyrapi i ftuar në Gjykatën Speciale

Përveç kryeministrit Ramush Haradinaj, ftesë për nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale ka marrë edhe ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi.

Këtë e konfirmoi Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, shkruan thaçi në facebook. /Periskopi

Shpërndaje në: