Edhe mbi 100 afganë largohen nga Kosova

Edhe mbi 100 afganë largohen nga Kosova

Edhe 100 afganë janë larguar nga Kosova në mëngjesin e sotëm.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Amerikës në Prishtinë me anë të një postimi në Twitter.

Ata kanë bërë të ditur se të njëjtit do të nisin jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot në mëngjes, një fluturim i katërt u nis nga Kosova, me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë jetë të reja në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Shpërndaje në: