Edhe ndërtimtaria e prekur nga situata me koronavirusin

Edhe ndërtimtaria e prekur nga situata me koronavirusin

Situata me COVID-19 ka shqetësuar jo pak komunitetin e biznesit ndërsa odat ekonomike në vend thërrasin për më shumë vëmendje ndaj këtij komuniteti për të ndihmuar ta kapërcejë sa më lehtë këtë gjendje.

Në një pozitë të vështirë padyshim që gjendet edhe kompania projektuese ndërtimore “CIMA Construction”, pronari i së cilës, Arsim Kabashi i tha KosovaPress-it se puna e tyre është ndaluar tërësisht.

Sipas Kabashit, ndërtimtaria nuk i ka shpëtuar kësaj situate e madje është e prekur më së shumti nga gjendja aktuale për shkak pandemisë globale Covid-19. Ai thotë se janë detyruar t’i dërgojnë punëtorët në shtëpi, ndërsa një vendim do të merret edhe për pagat e tyre.

“Kemi qenë të detyruar t’i ndërpresim të gjitha punët, të gjithë punëtorëve iu kemi sugjeruar të qëndrojnë në shtëpi sipas udhëzimeve të organeve qeveritare dhe ato të shëndetësis ë. Në lidhje me pagat do të shohim sa po zgjat kjo gjendje e jashtëzakonshme deri t’i kthehemi jetës normale dhe punës, pastaj së bashku me Shoqatën e Ndërtimtarëve dhe institucionet tjera do të vendosim si do t’i paguajmë pagat, por natyrisht se nëse do të kemi mundësi do t’i paguajmë të gjitha pa ndalesa”, tha Kabashi.

Ai tha se dëmet janë shumë për biznesin pasi edhe shumë punë duhet të kryhen brenda afateve të caktuara kohore. Kabashi nuk përmendi një shifër të saktë, mirëpo shtoi se kosto e humbjes po rritet nga dita në ditë.

“Normale se dëmet janë shumë të mëdha për biznesin tonë si dhe bizneset e tjera, dëmi është i madh tek afati kohor, pasi shume punë duhen të kryhen me afate të caktuara, por dhe ekonomikisht do të ndikojë shumë në aspektin negativ, për momentin nuk dihen shifra të sakta sa do të jetë humbja, varësisht prej kohës sa do të jemi të mbyllur për shkak të epidemisë edhe do të rrit et kosto e humbjes ekonomike por edhe gjërave të tjera”, vijoi ai.

Pronari i “CIMA Construction”, Arsim Kabashi, u pyet edhe rreth pakos fiskale emergjente të Qeverisë së Kosovës, për të cilën deklaroi se është pak por shtoi se ndoshta kapacitetet buxhetore nuk e lejojnë një shumë më të madhe.

Sa i përket bizneseve të mëdha si ajo e tij, Kabashi tha se nuk janë fare të përfshirë në këtë pako.

“Neve si biznes nuk na ka prekur fare kjo pako fiskale e qeverisë për t’i dalë në ndihmë bizneseve të Kosovës, pasi kjo pako është e dedikuar vetëm për bizneset e vogla dhe të mesme e ne gjendemi në kategorinë e bizneseve të mëdha. Mendoj se kjo pako fiskale është shumë e vogël se nuk janë prekur bizneset e mëdha dhe shumë kategori të tjera, por nga ana tjetër sipas buxhetit të Kosovës mundem me thanë se ndoshta s’ka pasur mundësi të ndahen më shumë”, përfundoi Kabashi.

Ndryshe, me vendim të qe verisë bizneset në Kosovë janë në pushim të detyruar për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona në vendin tonë.

Shpërndaje në: