Edhe në katër komunat veriore kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 05:00

Periskopi.com Lajme

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, Shtabet e Krizave të katër komunave në veri të Kosovës kanë vendosur të kufizojnë lëvizjen në këto komuna.

Vendimi që kufizon lëvizjen nga ora 21:00 deri në 05.00 hyn në fuqi sonte, njofton Klan Kosova.

Ndalimi i lëvizjes për shtatë ditët e ardhshme u njoftua nga zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, në një konferencë për media, raporton Radio Kontakt Plus.

“Nga sot deri në javën tjetër nga 21:00 pasdite deri në 5 të mëngjesit, lëvizja e të gjithë personave është e ndaluar, përveç atyre personave që janë përgjegjës për luftimin e pandemisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në vendimin e Shtabit të Krizave të komunave në veri të

Kosovës, bazuar në rekomandimet e profesionistëve.

Po ashtu, në periudhën e përmendur, hyrja dhe dalja nga territori i katër komunave në veri është e ndaluar, përveç personave me leje speciale.

Gjithashtu u njoftua se institucionet publike në veri të Kosovës do të zvogëlojnë numrin e punëtorëve në minimum.

Qytetarët janë thirrur të sillen me përgjegjësi, të mbajnëmaska mbrojtëse, të respektojnë distancën fizike dhe të ruajnë higjienën personale.

Shpërndaje në: