Edhe Pantina e përkrah fuqishëm Xhafer Tahirin për kryetar të Vushtrrisë

Edhe Pantina e përkrah fuqishëm Xhafer Tahirin për kryetar të Vushtrrisë

Kryetari i Vushtrrisë e kandidati i LDK -së për Kryetar, Xhafer Tahiri sot ka mbajtur takim në fshatin Pantinë. Aty ka marrë mbështetje të madhe bashkë me asambleisten Lirie Beqiri.

Tahiri ka njoftuar se ish objekti i Shkollës do të shëndërrohet më punëtori ku do të punësohen gra e të rinj nga ky rajon e për këtë tashmë ka thënë se ka investitor nga Turqia të interesuar për investimeve në punëtori rrobaqepësie.

Postimi i plotë në Facebook:

Në Pantinë te familja e nderuar Beqiri, te asambleistja jonë Lirie Beqiri e ku fitorja jonë është konfirmuar nga mbështetja qytetare
Shumë projekte në Pantinë e kanë përmirësuar jetën e qytetarëve aty, në mandatin e radhës e kompletojmë Pantinën si një nga fshatrat model.

Ish objektin e shkollës do ta rikthejmë në punëtori ku do të punësohen gra e të rinj, ndërsa 1 nga 5 qerdhet në fshatra do të ndërtohet në Pantinë.

Faleminderit për mbështetjen
Vazhdojmë +4


Shpërndaje në: