Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën institucionale

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën institucionale

Tash e mbi një orë ka nisur takimi në mes liderëve të partive politike në takimin e thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti.

Temë e këtij takimi është zhbllokim i situatës politike, përkatësisht konstituimi i kuvendit. Takimi është thirrur pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që tha se kuvendi duhet konstituuar brenda 30 ditëve.

Në takim po marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi bashkë me deputeten Vlora Çitaku, ndërsa nga LDK-ja, të pranishëm janë i pari i partisë, Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami.

Në pamjet nga takimi, AAK-ja po përfaqësohet nga deputetja Time Kadrijaj.

Po ashtu, pjesë e takimit janë edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Llila, ai i GUXO, Faton Peci dhe po ashtu edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë./Periskopi/

Nis takimi i Kurtit me partitë politike

Kurti flet para takimit me liderët e partive: Të shohim kush po vjen

Shpërndaje në: