Edi Rama dhe ministrat mbërrijnë në Presidencë për ceremoninë e betimit

Edi Rama dhe ministrat mbërrijnë në Presidencë për ceremoninë e betimit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për ceremoninë e betimit tek Presidenti Ilir Meta.

Ndryshe nga betimi “Rama 2”, kësaj here ministrat nuk kanë ecur në bulevard, por kanë mbërritur në presidencë me makina.

Kryeministri Edi Rama do të hedhë firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë. Më pas 16 ministrat, 12 prej të cilëve gra.

Pas ceremonisë së betimit sipas traditës, Presidenca do të organizojë edhe një kokteil. Pas përfundimit të kësaj ceremonie e gjithë qeveria do t’i drejtohet selisë së këshillit të ministrave ku në ora 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë Rama 3. Pritet me interes të shikohet se cilat do jenë vendimet e para të qeverisë së re të firmosura nga Edi Rama.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Shpërndaje në: