Edi Rama e quan Kurtin me fjalën që e ka mërzi: Vëlla

Edi Rama e quan Kurtin me fjalën që e ka mërzi: Vëlla

Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur ‘vëlla’ kryeministrin Kurti siç e citojnë mediat intervistën e tij në Der Spiegel. Nga shembulli i Rrahman Jasharajt të SBAShK-ut, u pa se Kurtit nuk ndihet mirë ta quajnë vëlla duke nënkuptuar se është ‘kryeministër’ e jo ‘vëlla’ i dikujt dhe nuk dihet se cili do të jetë reagimi i tij ndaj Ramës.

***

“Putini do të ishte i gëzuar nëse do të kishte një konflikt diku në Ballkan. Shefi i Kremlinit ngacmon dhe provokon kudo që të mundet.

Në fjalimet e tij, Putin vazhdimisht i referohet Kosovës, problemit më të dhimbshëm nga problemet e pazgjidhura në Ballkan. Duhet të parandalojmë me çdo kusht që të ndodhë diçka e keqe”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama në një intervistë të fundin për median gjermane “Der Spiegel” teksa u pyet për situatën në Ballkan pas nisjes së luftës në Ukrainë.Rama u shpreh se ndikimi rus në Serbi është i madh dhe rrezikohet që kjo të shndërrohet në diçka të tmerrshme.

Mes tjerash, shefi i qeverisë shqiptare teksa foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe “Open Balkan”, e ka quajtur “vëlla” kryeministrin Albin Kurti.

Megjithatë, ai e pati edhe një kritikë për Kurtin.

“Duhen hapa të vegjël për të ndërtuar një marrëdhënie më të madhe, ashtu si gjermanët dhe francezët kaluan ngadalë drejt paqes së plotë pas Luftës së Dytë Botërore. Open Balkan është një platformë për këtë dhe mendoj se vëllai im Albin Kurti duhet të përballet me serbët atje. Por, ai e lë mundësinë të kalojë. Kjo është për të ardhur keq”, deklaroi ai.

Shpërndaje në: