Edi Rama flet sërish mbi zhdukjen e Ervis Martinajt: Ja çka thotë

Edi Rama flet sërish mbi zhdukjen e Ervis Martinajt: Ja çka thotë

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Rama tha në emisionin “Opinion”, se policia ka një version, por për ta komunikuar zyrtarisht duhen prova.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo ngjarje është dhe një nga arsyet përse  rezultatit i punës së Gledis Nano u bë edhe më i dobët.

Rama: Këtë e theksova në fjalimin para trupës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe kjo ishte dhe arsyeja kryesore mes atyre që përmenda që ne e pa,më të udhës që ti kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të bëjë një hapa mbrapa. Është e pabesueshme që të jetojmë në një Big Brother të kronikës së zezë dhe me spekulant që hedhin lloj-lloj versionesh dhe mediat që udhëheqin këtë telenovelë për aq kohë sa policia nuk ka versionin zyrtar.

A ka policia informacion?

Rama: Këtë do e shikojmë.

A e keni ju një version?

Rama: Unë jam vazhdimisht i infomuar nga Policia e Shtetit, problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova. Policia ka shumë më tepër se të tjerët, por kur bën një deklaratë zyrtare duhet të ketë prova. Uroj ta ketë versionin sa më shpejtë.

A kanë lidhje zhdukja e Martinajt me lojërat e fatit?

Rama: Kjo është halucinante dhe kriminale. Çështja e lojërave të fatit është e qartë s’ka lidhje me teori. Nuk ka shanc të rikthehen lojërta të fatit. Nuk do ketë hapje të lojërave të fatit. Kemi një problem të vetëm, që ka të bëj më bastet sportive online, një problem që e ka dhe Kina e cila ka dhe dënim me vdekje nëse kapesh duke luajtur. Kjo çështje është hapur kohë më parë nga presidenti  Federatës. Të akuzosh qeverinë se angazhohet në iniciativa të tilla për shkaqe të kësaj natyrë është kriminale. Janë të pavërteta. Presidenti i Fderatës i është drejtuar një komisioni në Parlament për hapjen e basteve sportive online./tema

Shpërndaje në: