Edon Zhegrova shndrrohet në biond, merr vëmendje në Instagram

Periskopi.com Sporti

Ai është njëri prej futbollistëve që ka marrë vëmendje të madhe gjatë këtyre viteve të fundit.

Fjala është për Edon Zhegrovën, i cili komentohet mjaft shumë për paraqitjen e tij në fushë e po ashtu edhe për atë në rrjetet sociale.

Ylli i Përfaqësueses vetëm në Instagram numëron 206 mijë ndjekës, ndërsa ndan imazhe dhe video të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

👼🏾

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10) on

I njëjti deri më tani ka të publikuar vetëm shtatë postime, derisa në këtë të fundit zbulon ndryshimin që ka bërë në dukje.

Në një pozë të re, Zhegrova tregon se ka ndërruar stilin e flokëve dhe se është bërë biond.

Komplimentet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Shpërndaje në: