Egjipti i Salahut për ‘gjynah’, mposhtet nga Arabia Saudite (Video)

Egjipti i Salahut për ‘gjynah’, mposhtet nga Arabia Saudite (Video)

Arabia Saudite e ka mposhtur Egjiptin me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit të Grupit A

Në ‘Volgograd Arena’ Egjipiti i Mo Salahut nuk arriti që të nxjerr rezultat pozitiv as ndaj Arabisë Saudite, shkruan Periskopi.

Arabia e mposhti Egjiptin me rezultat 2:1.

Mohamed Salah shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 22-të, ndërsa arabët barazuan me anë të Al Faraj në minutën e 45-të.

Al Dawsari në minutën e 95-të shënoi golin e fitores për arabët.

Në këtë takim portieri i Egjiptit, El Hadari hyri në histori të Kupës së Botës si lojtari më i vjetër që është paraqitur ndonjëherë në Botëror.

Ai është 45 vjeç, derisa në këtë takim priti edhe një penallti në minutën e 41-të.

Fotografia e Squawka Football

Egjipti e mbyll Botërorin pa asnjë pikë të fituar./Periskopi/


Shpërndaje në: