Egla reagon keq ndaj Meritonit: Të kanë re brekët, ik atje dhe mos ecë ashtu në shtëpi

Egla reagon keq ndaj Meritonit: Të kanë re brekët, ik atje dhe mos ecë ashtu në shtëpi

Përplasja mes Meritonit dhe Ilnisës me Eglën po vazhdon brenda dhomës së bardhë.

Të tre do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën, ku dy më të votuarit do të vazhdojnë tutje garën, derisa njëri do të eliminohet.

Siç duket përplasjet mes tyre nuk kanë të ndalur, duke qenë se tani e kanë edhe hapësirën më të kufizuar.

Në një debat e sipër së fundmi, Egla i thoshte vazhdimisht Meritonit që të ‘vishte’ brekët.

“Ik atje, ngrit brekët kur fol me mua. Të kanë ra brekët. Je i djegur, ty ta hoqa vizën. Ngrit brekët të thashë dhe mos ecë me brekë ashtu në shtëpi”, i tha Egla.

Reagimi ishte i menjëhershëm edhe nga Meritoni i cili nuk qëndronte indiferent. /Telegrafi/

Shpërndaje në: