Ehat Miftaraj reagon ashpër ndaj burrit të Albulena Haxhiut: Duhet respekt për një nënë që humbi dy djem në luftë

Ehat Miftaraj reagon ashpër ndaj burrit të Albulena Haxhiut: Duhet respekt për një nënë që humbi dy djem në luftë

Drejtori i Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj deklartës së burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, pasi ky i fundit ka pretenduar se Haradinaj e keqpërdori mërzinë dhe lotët e nënës së tij për fushatë.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar ai.

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se duhet të ketë respekt ndaj një nëne e cila i ka humbur dy djemtë në luftë, raporton Periskopi.

“Po i keqpërdor lotët e nanës për fushatë.  Dhe pak ditë keni me eskalu duke deklaru se edhe vllëzërit e Ramush Haradinaj nuk kanë luftu dhe nuk kanë rënë pêr çlirimin e Kosovës, por për fushatë.Edhe politika, edhe piskamat për pushtet, dhe servilizmi ndaj liderit të partisë duhet me pas një kufi. Duhet deri në një masë me pas se paku dinjitet dhe respekt ndaj nje nane qe ia ka jep dy deshmore ketij vendi dhe tre luftetare te lirisë”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka thënë se “Nana Ruke e ka zemren e madhe dhe shpirtin e paster si loti, dhe me siguri i fal keta politikane qe jane verberuar nga inatet politike”./Periskopi/

Reagimi i plotë:

Burri i Albulena Haxhiut pretendon se Haradinaj po i “keqpërdor” lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore

 

Përlotet Ramush Haradinaj derisa sheh videon e nënës Rukë duke vajtuar për djemtë e vrarë

Shpërndaje në: