Eksperimenti i francezëve: Ilaçi i vjetër po shëron pacientët e Koronavirusit si me dorë

Periskopi.com Lajme

Një ilaç i zhvilluara më shumë se gjysmë shekulli më parë për të trajtuar malarian ka shfaqur shenja se mund të ndihmojë në shërimin e koronavirusit – veçanërisht kur kombinohet me antibiotikë, ka zbuluar një studim i ri.

Hidroksiklorokina (hydroxychloroquine) e shitur në emrin Plaquenil – dhe që po ashtu përdoret për trajtimin e artritit dhe të tjera sëmundjeve – u vërejt se ishte efektive në vrasjen e virusit vdekjeprurës në një eksperiment laboratorik, ka raportuar Forbes, përkthen në shqip Periskopi.

Forbes ka cituar gjetjet e publikuara më 9 mars në revistën për Sëmundje Infektive Klinike.

“Ne parashikojmë që ilaçi ka një potencial të mirë për ta mundur sëmundjen,” kanë thënë autorët e studimit, shumica nga Akademia Kineze e Shkencave në Wuhan.

Dhe tash, hulumtuesit francezë kanë kompletuar një testim të madh e të suksesshëm duke e përdorur këtë ilaç – i aprovuar për përdorim në ShBA më 1955 – për të trajtuar pacientët e konfirmuar me koronavirus, sipas studimit.

Gjithsej 35 pacientë ishin trajtuar në studim, që u udhëhoq nga Didier Raoult, një ekspert i sëmundjeve infektive nga një institut në Marsejë të Francës.

Grupit të pacientëve u ishin dhënë nga 600 miligramë Plaquenil për çdo ditë.

Hulumtuesit gjetën se 50 për qind e grupit të trajtuar kur ishin testuar sërish për sëmundjen kishin dalë negativ – edhe pse parakisht ishin testuar pozitivisht.

Deri në ditën e gjashtë, 70 për qind e pacientëve të konfirmuar me koronavirus dolën negativ. /Periskopi

Shpërndaje në: