Në rrugët e bllokuara të Prishtinës luhet ping-pong

Në rrugët e bllokuara të Prishtinës luhet ping-pong

Edhe sot në Prishtinë po vazhdon eksperimenti i Përparim Ramës me rrugët njëkahëshe.

Rrugët që zakonisht janë të stërngarkuara nga makinat, sot kanë marrë pamje tjetër.

E nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar disa fotografi ku ka treguar se këto rrugë nuk po mbeten pa shfrytëzim.

Në njërën prej tyre, janë vendosur disa fusha ping-pongu dhe fëmijët po argëtohen e luajnë aty.

 

Shpërndaje në: