Ekspertët kanë një zgjidhje për Asociacionin

Ekspertët kanë një zgjidhje për Asociacionin

Në këtë propozim janë dhënë dhe komentet nga këta ekspertë të rreth 21 neneve të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Hartimi i këtij drafti është thënë se do të shërbejë si pikënisje për përafrimin e qëndrimeve të ndryshme rreth kësaj teme, duke marrë parasysh marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe vërejtjeve nga Gjykata Kushtetuese mbi mospërputhjen e shumë parimeve të marrëveshjes me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Drejtoresha e Friedrich Ebert Stiftung, Besa Luzha, ka thënë se qëllimi i tyre nuk është që të prodhojnë dokumente, të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në vendimet e ndryshme politike, por që të trajtojnë tema të rëndësishme siç është ajo e Asociacionit

Shpërndaje në: