Eksperti kosovar: Në çdo klikim në internet shkelet privatësia

Eksperti kosovar: Në çdo klikim në internet shkelet privatësia

Sipas tij, shoqëria Kosovare ka nevojë për ndërgjegjësim sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale dhe përdorimit të internetit në mënyrë të shmangies së ndonjë keqpërdorimi të mundshëm.

Ka treguar tri shkaktarët kryesor që sjellin sulme kibernetike në ditët e sotme, derisa ka treguar se çfarë duhet bërë për përdorim të sigurt të internetit.

Sa kanë siguri qytetarët e Kosovës gjatë përdorimit të internetit?

Zhvillimi i TI është i hovshëm dhe i vazhdueshëm. Ky zhvillim ka një impakt të madh në jetën tonë të përditshme si dhe në mënyrën tonë të të  jetuarit tani dhe në të ardhmen.

Jo më larg se 2 apo 3 vite forma klasike e  bisedave telefonike (GSM) do të zhduket, duke u zëvendësuar plotësisht me format e avancuara të komunikimit te cilat ofrohen përmes aplikacione të ndryshme, të cilat tanimë mbulojnë pjesën dërmuese te komunikimeve.!

Apo jo më larg se 20 vite, mbi 80% e profesioneve ekzistuese nuk do jenë më,  ato do të  zëvendësohen nga inteligjenca artificiale, aplikacionet , robotët etj.

Tanimë mbi 95 % e të dhënave përpunohen përmes teknologjisë informative. Duke përfunduar kështu te dhënat në hapësirën e njohur si Caberspace!

Andaj dhe shqetësimet lidhur me përpunimin e të dhënave përmes TI-së janë siguria e këtyre të Dhënave dhe Privatësia!

Ne duhet të punojmë në vazhdimësi për ndërgjegjësimin e organeve publike dhe private , për të marrur masat e nevojshme që të dhënat të cilat i përpunojnë të jenë të sigurta dhe të ruhet privatësia e qytetarëve, si dhe të bëhet ndërgjegjësimi i qytetarëve sa i përket shfrytëzimit të internetit, si dhe ndërgjegjësimi i personave te cilët përpunojnë te dhënat!

Mund të konstatojmë që ka mjaft për tu bërë në këtë drejtim!

A ka raste të raportimit të shkeljes së privatësisë?

Shkeljet e privatësisë ndodhin, teorikisht në çdo klikim te cilën bëjnë qytetarët. Andaj, është e rëndësishme që të bëhet  ndërgjegjësimi që të marrim masat e nevojshme që të ruajnë privatësinë e tyre!

Ne baza ditore , ofrojmë ndihmë, si komunitet, në veçanti sa i përket shfrytëzimit të rrjeteve sociale, ku shqetësimet e qytetarëve janë më të potencuara, ngase dhe është me lehtë të konsatohet!

A ka zbatohet mjaftueshëm  Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale?

Padyshim që ka mjaftë për tu bërë.  Duhet të kuptojmë kush janë përpunuesit e të dhënave dhe ku janë të dhënat, me qëllim qe qytetarëve te iu ofrohet mbrojtja e garantuar kushtetues e ligjore.

A mendoni se është bërë mjaftueshëm për ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth mbrojtës së të dhënave personale?

Ndërgjegjësimi është një proces i vazhdueshëm i cili duhet të ndodh ne baza vjetore, për shkak se teknologjia zhvillohet e sjell risi te reja teorikisht çdo sekond. Më shume se 30.000 aplikacione të reja dalin çdo ditë online, ku  kemi zgjidhje interesante, por në të njëjtën kohë paraqesin sfida sa i përket privatësisë.  Andaj, ndërgjegjësimi duhet te jetë  pjesë e vazhdueshme në kuadër të planit vjetor.

Cilët mund të jenë shkaktarët që në ditët e sotme jemi të rrezikuar nga sulmet kibernetike?

Shkaktaret janë te shumtë, po numëroj 3  kryesoret. Mosmarrja e masave të duhura, mungesa e trajnimeve dhe mungesa e ndërgjegjësimit.

Sa kanë kapacitet kompanitë kosovare për të ofruar siguri në mbrojtjen e të dhënave?

Kosova është duke ndërtuara kapacitete e saj për të ofruar sigurinë e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave. Është në vullnetin e organeve publike dh private zbatimi i legjislacionit në fuqi sa i përket marrjes së masave të sigurisë, aplikimi i standardeve te njohur ndërkombëtare të sigurisë së të dhënave dhe shfrytëzimi  i kapaciteteve të pranishme në Kosovë për të siguruar për mos-humbjen e këtyre të dhënave dhe nga sulmet kibernetike!

Duhet potencuar me këtë rast Strategjinë për Siguri Kibernetike , një dokument mjaft i rëndësishëm për të arritur objektivat sa i përket sigurisë kibernetike. /Periskopi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: