Ekstradohet nga Zvicra në Shqipëri Jozi Kraja, dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal

Ekstradohet nga Zvicra në Shqipëri Jozi Kraja, dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal

Një shtetas shqiptar, i akuzuar nga SPAK si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve operacionale mes Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura e ekstradimit të shtetasit Jozi Kraja, 37 vjeç, lindur në Shkodër, shkruan A2 CNN.

Sipas vendimit të datës 15 maj 2024, Gjykata e Posaçme i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale:

·         “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”

·         “Grupi i strukturuar kriminal”

·         “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se J. K., gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, D. B. dhe V. B./Periskopi/

Shpërndaje në: