Eliza Hoxha: Nuk mund të bëhet ndryshimi në Podujevë me njerëzit e njëjtë

Eliza Hoxha: Nuk mund të bëhet ndryshimi në Podujevë me njerëzit e njëjtë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha në T7, ka thënë se kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi dhe i LDK’së, Nexhmi Rudari, në Podujevë kanë idetë e njëjta dhe se me ta nuk mund të bëhet ndryshimi.

“Nëse 20 vjet e ke dashur një subjekt dhe nuk ka funksionu, atëherë unë besoj që duhet japur dikujt tjetër mundësinë. Unë nuk besoj se ka mundësi që të bëhet ndryshimi me njerëzit e njejtë. Idetë e njëjta janë në të dyja subjektet”, është shprehur Hoxha.

Tutje, ajo tha se Bulliqi është përgjegjës për, sipas saj, devalvimin e arsimit në Podujevë.

“Unë nuk besoj që Bulliqi do të jetë pjesë e ndryshimit”.

“Një nga akterët kryesor që e ka devalvuar arsimin në Podujevë është Bulliqi”, shtoi Hoxha.

Shpërndaje në: