Elon Musk për herë të tretë para gjykatës nën hetimin e blerjes së Twitter

Elon Musk për herë të tretë para gjykatës nën hetimin e blerjes së Twitter

Elon Musk është urdhëruar të dëshmojë për herë të tretë në hetimin për blerjen e Twitter, i njohur tani si X.

Ky veprim nga gjykatësja amerikane, Laurel Beeler, ndodhi pasi Musk nuk është paraqitur para Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC).

Sipas gjykatës, Musk “nuk u paraqit” dhe “po i reziston” thirrjes me arsyetimin se ky hetim është i pabazë, ngacmues, dhe kërkon informacione të parëndësishme”.

SEC ka paditur pronarin e Tesla-s për ta detyruar atë të bashkëpunojë në hetimin e blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë (40,757,420,000 euro). Zyrtarët duan të dëgjojnë provat e miliarderit nëse ai ka vepruar në mënyrë të ligjshme kur ka blerë aksionet e rrjetit social.

Kjo duket të jetë dëshmia e tretë pas dy të tjerave në vitin 2022, thirrje kjo e cila sipas tij përbën “ngacmim”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Elon Musk ka pasur përplasje të ndryshme me qeverinë.

Në nëntor të vitit të kaluar ai dështoi në përpjekjen e tij për të ndaluar Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) të kryesonte trajtimin e të dhënave private të përdoruesve.

Ai e përshkroi këtë rast si “rast i turpshëm i armatosjes së një agjencie qeveritare për qëllime politike dhe shtypjes të së vërtetës”.

Miliarderi u fut sërish “në probleme” në vitin 2018 kur shkroi në Twitter se “Financimi është siguruar”, ndërsa përpiqej ta kthente Tesla-n nga pronësia publike në private.

Nga rregullatorët kjo u argumentua se përbën shkelje të ligjeve të sigurisë.

Shpërndaje në: