Eman Rrahmani gjatë intervistës së Kurtit: Në vend të rrenave të hijshme, popullit t’ia tregojmë të vërtetën

Eman Rrahmani gjatë intervistës së Kurtit: Në vend të rrenave të hijshme, popullit t’ia tregojmë të vërtetën

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka thumbuar të parin e Qeverisë për intervistën që ka realizuar sot.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar në emisionin ‘Debat Plus’ ku foli për dy vitet e qeverisjes dhe Asociacionin.

Por, paraqitja e Kurti nuk i ka pëlqyer Rrahmanit sepse ai ka thumbuar me një status kryeministrin.

Deputeti i VV-së i cili që shpesh herë ka shprehur pakënaqësinë për Qeverinë, deklaratat e kreut të ekzekutivit i cilësoi si gënjeshtra duke përdorur një thënie nga Alija Izetbegoviç.

“Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses“, shkroi ai.

 

Shpërndaje në: