Emërohen bordet e drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike

Emërohen bordet e drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka emëruar bordin e drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike, përfshirë atë të hekurudhave Train-Kos, dhe tri kompanive rajonale të ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Radoniqi dhe Bifurkacioni.

Kabineti qeveritar miratoi propozimet e kryeministrit Kurti për bord të drejtorëve të këtyre ndërmarrjeve.

Mandati i bordit të drejtorëve do të zgjasë tre vjet.

“Ndërmarrja Publike Train-Kos për bord të drejtëorëve Nol Dedaj kryesues,  anëtarë Astrit Mehaj, Drita Kadriu Berisha, Blerina Shamolli, Riza Spanca dhe Shaban Neziri, mandati i të emëruarve zgjat tre vite. Ujësjellësi Hidroregjioni Jugor Prizren për bord të drejtorëve propozoj të emërohen këta kandidatë Feim Fetoshi kryesor ndërkaq anëtarë Hysni Çanta, Mirlinda Morina, Bilall Karadollami, Naim Kukaj dhe Arben Hajrizi me mandat tre vjet”, ka njoftuar Kurti.

“Kompania rajonale e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini Gjakovë për emërimin e bordit të drejtorëve Ilir Dula kryesues, anëtarë Vehbi Duraku, Krenar Bajgora dhe Agron Tafarshiku. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacionit Ferizaj për emërimin e bordit të drejtorëve Naim Rexhaj kryesues, dhe anëtarë Donat Rexha, Kujtesa Mashkulli Ahmeti dhe Kujtesa  Ibushi Ramadani”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në: