Endrit Thaçi i bashkohet thirrjes për protestën e 7 gushtit

Endrit Thaçi i bashkohet thirrjes për protestën e 7 gushtit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar një protestë më 7 gusht në Prishtinë.

Ftesën për këtë protestë e ka shpërndarë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i dhënë mbështetje publike iniciativës.

Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.
Pjesëmarrësit pritet të jenë veteranë, qytetarë dhe përkrahës të UÇK-së./Periskopi/

Shpërndaje në: