EPOKALE: Robotët me Inteligjencë Artificiale mësojnë me “shpejtësi drite” dhe pa mbikëqyrje

Periskopi.com Tech & Auto

Shkencëtarët kanë arritur një zbulim epokal në zhvillimin e inteligjencës artificiale duke e përdorur dritën në vend të elektricitetit për të performuar përllogaritje.

Kjo përpjekje e re e ka përmirësuar ndjeshëm edhe shpejtësinë por edhe efikasitetin e makinave që mësonin nga rrjete neurale – një formë e inteligjencës artificiale që mësyn replikimin e funksioneve të performuara nga truri njerëzor në mënyrë që t’ia mësojë vetes një detyrë pa mbikëqyrje.

Procesorët e deritashëm të përdorur për makina mësimi janë të kufizuara në performimin e operacioneve komplekse nga fuqia e kërkuar për procesimin e të dhënave, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Sa më inteligjente detyra, aq më komplekse të dhënat, dhe prandaj më e madhe fuqia e kërkuar.

Të tilla rrjete janë po ashtu të kufizuara nga transmetimi i ngadaltë elektronik i të dhënave mes procesorit dhe memories.

Hulumtuesit nga Universiteti i George Washingtonit në ShBA zbuluan që përdorimi i fotoneve brenda rrjetit neural (tensor i quajtur) në procesimin e njësive (TPU) mund të tejkalojë këto kufizime dhe të krijojë më shumë fuqi dhe më shumë efikasitet te robotët e inteligjencës artificiale.

Një gazetë duke e përshkruar hulumtimin e publikuar sot zbulon që TPU-të e saj të bazuara në fotone ishin të afta të performonin mes 2-3 urdhëra të një magnitude më të lartë se sa TPU-të elektrike.

Kjo pritet të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në botën e teknologjisë. /Periskopi  

Shpërndaje në: