Era e fortë i tërheq në thellësi, shpëtohen pushuesit në bregdetin e Qeparosë në Shqipëri

Era e fortë i tërheq në thellësi, shpëtohen pushuesit në bregdetin e Qeparosë në Shqipëri

Një situatë e rrezikshme u regjistrua pasditen e sotme në bregdetin e Qeparosë të Shqipërisë, ku disa pushues që po lundronin me kanoe në det hasën vështirësi serioze për shkak të erës së fortë.

Sipas burimeve paraprake, era e fuqishme i ka tërhequr mjetet lundruese drejt thellësisë së detit, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve që ndodheshin mbi to. Fatmirësisht, ata kanë mundur të njoftojnë për ndihmë në kohë.

Brenda pak minutash, një mjet i Policisë Kufitare ka ndërhyrë me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke arritur t’i shpëtojë pushuesit pa lëndime.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të mjeteve lundruese në kushte të motit të paqëndrueshëm./Periskopi/

Përkeqësohet moti në Shqipëri, rrezik për mbytje në det – Policia kufitare me apel për turistët

Shpërndaje në: