Erdogan doli kundër anëtarësimit të Finlandës në NATO – Çka foli sot me presidentin Niinisto

Erdogan doli kundër anëtarësimit të Finlandës në NATO – Çka foli sot me presidentin Niinisto

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto, tha se ka pasur një telefonatë “të hapur dhe të drejtpërdrejtë” me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.

Në rend dite ishte aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO.

Erdogan ka qenë kundër kësaj, duke thënë në fillim të këtij muaji se Finlanda dhe Suedia (e cila po aplikon gjithashtu) kanë mbështetur militantët kurdë dhe grupe të tjera që Turqia i konsideron si terroristë.

“Unë deklarova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëri-tjetrit dhe marrëdhënia jonë do të bëhet më e fortë. Finlanda dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Dialogu i ngushtë vazhdon”, shkroi Niinisto në Twitter.

Shpërndaje në: