Erë tërbuese: Zbulohen fansat e cilit klub kanë erën më të keqe në PL, ‘qelben nga alkooli dhe djersa’

Periskopi.com Sporti

Fansat e Neëcastle Unitedit janë më të qelburit nga era në Premier League, ka zbuluar një studim interesant.

Ata bëjnë dush më pak se fansat e skuadrave rivale – dhe pinë më shumë pasi shkojnë në ndeshje, transmeton Periskopi.

67% e fansave të ‘Toon’ qelben nga era e alkoolit dhe trupit kur shkojnë në shtëpi, sipas grave të tyre.

Një e treta – 19% – bëjnë dush më pak se tre herë në javë.

Në përgjithësi, një në tre fansa të Premier Leagues – 34% – rikthehen në shtëpi nga ndeshja me erë alkooli dhe djerse.

Studiuesit kanë zbuluar se një në dhjetë fansa argumentojnë me partnerët e tyre pas kthimit nga ndeshja.

Fansat e West Hamit zënë vendin e dytë me erën më të keqe, teksa partneret e tyre kanë thënë se duhet ta mbajnë hundën mbyllur pas një ndeshje.

Shikoni më poshtë tabelën e plotë e fansave më të qelbur në Premier League. /Periskopi.com/

Brighton fans are the cleanest, according to the survey