Eric Bailly ka shkaktuar penalltinë më brutale – ngjason me goditje të Bruce Lee

Eric Bailly ka shkaktuar penalltinë më brutale – ngjason me goditje të Bruce Lee

Mbrojtësi i Manchester United ka shkaktuar një prej penalltive më brutale që futbolli ka parë viteve të fundit.

Sa brutale, aq ka qenë edhe qesharake penalltia e shkaktuar nga Eric Bailly.

Në ndeshjen që Bregu i Fildishtë e ka zhvilluar kundër Kamerunit, vëmendjen ka marrë mbrojtësi i United, por për gjëra të këqija.

Ai ka bërë bujë në rrjetet sociale pas një ndërhyrje të tmerrshme, përcjell Periskopi.

Shumë komente thonë se ndërhyrja e Bailly ngjason me disa nga goditjet e Bruce Lee.

Lojtari ngriti këmbën aq lart dhe përfundoi duke goditur në kokë kundërshtarin e tij Karl Toko Ekambi. Më poshtë mund të shihni videon për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: