Erion Veliaj shkon me këpucë me baltë në emision, reagon moderatori (Foto)

Erion Veliaj shkon me këpucë me baltë në emision, reagon moderatori (Foto)

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka qenë i ftuari i radhës mbrëmjen e sotme në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla.

Veliaj e ka uruar Ballën për emisionin e ri në një televizion të ri, por ky i fundit e ka thumbuar keq atë.

Balla ka vënë re se kreu i Bashkisë i kishte këpucët me baltë, çka ja ka vënë në dukje.

Veliaj: Sot e kam sefte, të uroj shumë suksese

Balla: Vetëm se këpucët duhet ti kishte pastruar më mirë

Veliaj: U mundova pak aty te grimi, por nuk ikte ajo balta.

Siç duket angazhimin shumë të  madh që Veliaj ka pasur me mbjelljen e pemëve, ka dashur ta përcjellë mjeshtërisht edhe në studio, pasi dihet se ai është një person shumë i dhënë pas reklamimit të tij dhe bashkisë që drejton.

 

Shpërndaje në: